Mirė se vini ne Web-in e RG-ve

Fjal te urta

Fjale te urta

1.Mendimet e larta gjenden në fjalë të shkurtra.

2.Njeriun e bëjnë të përjetshëm veprat e tij.

3.Në vend që të shesësh dituri dhe zotësi,përpiqu t`i fitosh ato.

4.Njerëzit janë të njëjtë para natyrës,

edukata i bën të dallohen(nga njëri-tjetri).

5.Duhet të shfrytëzohet mirë koha,

sepse jeta nga koha përbëhet.

6.Njollat që i ngjiten trupit tonë lahen me

ujë,njollat e shpirtit s`ka gjë që i pastron.

7.Mos iu mbështet së nesërmes,se nuk

mund të dish se ç`do të lindë nata.

8.Pa bashkim s`mund të ketë as opinion

publik,as forcë.

9.Gjuha e memecit ëshë më e mirë se e

gënjeshtarit.

10.Shoku më i pavlefshëm është ai,i

cili për një fjalë që ka dëgjuar për shokun

e vet,nuk e do më atë.

11.Ai që e pëlqen veten e vet,nuk pëlqehet

nga askush.

12.Pasuria është shërbëtor i të

mençurit,e zotëri i budallait.

13.Helmi më i rrezikshëm është hipokrizia.

14.Mos u prish me vëllanë për punë

të shokut,sepse shoqëria zhduket,vëllazëria mbetet.

15.Kur lodhet trupi,qetësohet mendja.

16.Bukuria e njeriut përbëhet nga

bukuria e fjalës që flet.

17.Peri i ngatërruar nuk zgjidhet me nguti.

18.Njerëzit e mirë janë të gjykuar të

bëhen skllevër të të këqijve.

19.Njeriu duhet të përpiqet të mësojë

çdo gjë,jo të tregojë veten e vet.

20.Pasaniku koprrac i ngjan miut që

rri në një tas të artë.

21.Fundi i të qeshurit është mërzitja,fryti

i të qarit është ngushëllimi.

22.Do që të mos dëgjohet fjala që do

të thuash?Mos e thuaj!Do që të mos

shihet puna që do të bësh?Mos e bëj!

23.Tregtia që të jetë më shumë fitim është puna.

24.Dita është e shkurtër,puna e gjatë.

25.Dituria është e gjatë,jeta e shkurtër.

26.Po të përdoret mirë koha,do të mjaftojë

për të kryer çdo punë.

27.Po nuk foli i marri,nuk dallohet dot i urti.

28.Një gjë e vogël e fituar me të drejtë,është

më e mirë se gjëja e
shumtë e fituar me të padrejtë.

29.Ato çka di njeriu,në krahasim me ato

që nuk i di,është kurrgjë.

30.Njeriu që s`mund ta mbroj mendimin

e vet i ngjan një qyteti të pambrojtur.

31.Më i forti i njerëzve është ai që është

i zoti ta përmbaj vetveten.

32.Lumturia(te njerëzit e ulur)shkakton

kryelartësinë dhe mos përfilljen

(ndaj të tjerëve).

33.Mos u tremb nga shuplaka e mikut,duhet

të kesh frikë nga lëvdata e armikut.

34.Gjithkush mendon për veten e tij,vetëm

shpirtmiri mendon për të tjerët.

35.Po të fillosh një punë dhe të mos i dalësh

në krye,mos u dëshpëro!Po nuk ia dole

me të parën,ia del me të dytën,dhe

fundja me të tretën.

36.Në çdo mendim mund të ketë sharje e

në çdo veprim gabim,mendimet korigjohen

me kohë,veprimet me përvojë.

37.Martesa është një urë midis

shthurjes dhe lumturisë.

38.Punën e nesërme mbaroje sot

dhe pushimin që do të bësh pasnesër bëje sot.

39.Po deshe ta kesh të lirë zemrën

tënde,mos i plotëso dëshirat(e këqija).

40.Po të flitet keq për ndokënd,gjithsecili

beson në çast,po të flitet mirë për të-asnjëri

nuk beson,përçarja është bërë aq e pëlqyer

në botë,sa që lëvdatës nuk i ka mbetur fare vlerë.

41.Njeriu dëshiron të jetojë shumë,por nuk

dëshiron të plaket.

42.Fitimi i pozitës varet nga të tjerët,a nuk

është marrëzi të lësh atë që ke në duart

tua dhe t`u drejtohesh të tjerëve?

43.Njeriu merret me dituri dhe me

shkencë gjatë gjithë jetës së tij.

Në fëmijëri i mëson ato,në rini i vë në

zbatim e në pleqëri ua mëson të tjerëve.

44.Duhen shumë mend që të mund të

shoqërohesh me njerëz të pa mend.

45.Të qeshësh kundrejt një personi të

dëshpëruar,është si t`ia heqësh dikujt

petkat në kohë të ftohtë dhe ta lësh lakuriq.

46.Shumë rrallë i takon fatkeqësia atij

që,kur del në mëngjes nga shtëpia,i shkon

mendja se në mbrëmje mund të kthehet

me qivur(arkivol).

47.Më e bukura fjalë është e thjeshtë dhe

e shkurtër,është fjalë që kuptohet me

lehtësi dhe që ka kuptim të thellë e të hollë.

48.Detyra jonë kryesore ndaj njerëzisë

është të studijojmë dhe të mësojmë

(të tjerët)pa u mërzitur.

49.Mos e duaj gjumin shumë,hapë sytë

që të mos mbetesh i uritur.

50.Për t`ia nënshtruar botën

mirësisë,duhet luftuar kundër ligësive.

51.Për ndryshimin e një gjëje askush

nuk është më i aftë se koha.

52.I madh është ai njeri që i shikon të

gjithë njësoj,që vepron pa anuar dhe

që mendon pë të gjith.Ai që mendon

për interesat e veta,është njeri i
ulët.

 

 



This website was created for free with Own-Free-Website.com. Would you also like to have your own website?
Sign up for free